Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku është thjesht firmëtare”, Luan Baçit ‘shpërthen’: SPAK duhet të kishte thirrur paralelisht edhe…
Deputeti i PD, Luan Baçi, theksoi se zv.kryeministja është thjesht firmëtare, sipas tij, në aferën për tunelin e Llogarasë. Baçi tha se SPAK duhet të kishte thirrur se bashku me Ballukun paralelisht edhe kryeministrin Edi Rama. “Balluku është thjeshte firmëtare. Drejtori i çdo gjëje është Edi Rama. Jo më kot ka dalë në mbrojtje në emër të tij, e çon në Kushtetuese masën që ka marrë SPAK dhe e quajnë të jashtëligjshme. SPAK paralelisht me Ballukun, duhet ta kishte thirrur dhe Ramën sepse është fajtor kryesor, firmëtari kryesor. Por tashmë kemi një SPAK që hiqet sikur është mbi palët zbaton ligjin tamam. Por kryeministri nuk është thirrur asnjëherë.”, tha Baçi.