Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“I gjithë shteti në shërbim të saj”, Baçi shpërthen: Balluku dhe Klosi vodhën zgjedhjet në Fier, përdorën..
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, lëshoi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e Qarkut Fier për PS në zgjedhjet e 11 majit dhe vartësin e saj, deputetin aktual Ceno Klosi, se vodhën zgjedhjet duke përdorur administratën, patronazhistët dhe makinerinë shtetërore. Ai nuk kurseu të shigjetonte qeverinë për farsën elektorale, duke theksuar se PS nuk fitoi në Fier, por se edhe ndërmarrja e “Albpetrol” u përdor për të blerë votat. “Fieri nuk e votoi PS-në, por zgjedhjet u vodhën, u grabitën. Nuk votuan qytetarët për Ballukun dhe Ceno Klosin. Ata i vodhën zgjedhjet. Ata mbërritën në Fier me një tabor të madh. Regjistruan qytetarë të tjerë në Fier, e uzurpuan atë, e pushtuan. Çfarë mund të bënim ne para një makinerie...