Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
EMRAT-Patën ndikim të paligjshëm ndaj votuesve në Sauk/ GJKKO dënon dy zyrtarë të Kadastrës
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen ndaj dy zyrtarëve të Kadastrës, Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion aktiv në zgjedhje, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore 2019. Me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, deklaroi fajtor të pandehurit Stoka dhe Osma për të dy veprat penale, duke i dënuar secilin fillimisht me nga 3 vite burg, ndërsa pas uljes së 1/3 të dënimit për gjykim të shkurtuar, Stoka do të vuajë 2 vite burg në një institucion të sigurisë së zakonshme, ndërsa Osma u dënua përfundimisht me 2 vite, por me pezullim të pjesës së mbetur të dënimit dhe vendosje në provë për...