Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

Pekini theksoi të mërkurën që pretendimi i Japonisë se qëndrimi i saj në çështjen e Tajvanit mbetet “i pandryshuar” është “shumë i pamjaftueshëm”, duke i kërkuar Tokios që të shprehet qartë nëse vazhdon të ndjekë ende parimin e “një Kinë” dhe të ndreqë komentet e saj të fundit . Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Mao Ning, i tha këto gjatë një konference të rregullt për shtypin, si përgjigje ndaj një deklarate të miratuar të mërkurën nga kabineti japonez.Në këtë deklaratë thuhet se komentet e fundit të kryeministres Sanae Takaichi në parlament nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e mbajtur prej kohësh nga Japonia, duke shtuar se Tokioja do të “vlerësonte në mënyrë tërësore të gjitha informacionet” në varësi të situatës dhe nuk shihte...