Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pezullimi i Ballukut/ “Padia e Ramës në GJK, absolutisht ligjore”- Analisti: SPAK nuk ka prova të ballafaqohet në Parlament
Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti-kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri i kërkon gjykatës kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit. Analisti Arben Meçe, në një intervistë në “News Line” në ABC News, tha se kërkesa e kryeministrit Edi Rama është tërësisht e drejtë. Gjithashtu gjatë intervistës, tha se akti i ankimimit në Gjykatë Kushtetuese, është një akt absolutisht ligjor. Më tej theksoi se “korridori i...