“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Ndalimet e shtetasve shqiptarë në kufirin greko-shqiptar kanë marrë një zhvillim të ri. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, duke kërkuar publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve. Sipas tij, mungesa e transparencës ka krijuar prej vitesh pasiguri te shumë qytetarë që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Kjo kërkesë vjen pasi shteti fqinj ka shpallur ‘non grata’ gazetarët Marin Mema dhe Artan Hoxha së fundmi. Bido thekson se ‘është koha që kjo çështje të sqarohet zyrtarisht, për të shmangur keqkuptimet dhe për të forcuar besimin ndërmjet...