25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën në polici, atentatorët gabuan vetëm disa sekonda gjatë sulmit

25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën në polici, atentatorët gabuan vetëm disa sekonda gjatë sulmit

Kjo foto tregon momentin kur dy persona qëllojnë, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë në drejtim të Jualian Sulës. Atentati ndodhi të martën në kryqëzimin midis spitalit dhe stadiumit të Lushnjës. Në fare pak sekonda, Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, është gjendur nën breshëritë e plumbave, teksa ishte i vetëm në makinën e tij. Sipas policisë, atentatorët dolën nga makina ndërsa një i tretë ndodhej në timon. Ata mbanin maskë të zezë në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën “BMW” të zezë të Julian Sulës që hyri në rrugë ata zbritën gjuajtën me breshëri. Por duket se një vonesë e tyre në pritë bëri që Julian Sula të kalonte me shpejtësi para tyre. Duket 45-vjeçari i pa atentatorët duke i...