Goditi vjehrrën, arrestohet 57-vjeçari në Gjirokastër

Goditi vjehrrën, arrestohet 57-vjeçari në Gjirokastër

Një 57-vjeçar me iniciale A.Ll është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Blutë bëjnë me dije se burri ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 57 vjeç, banues në fshatin Palokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, njoftoi policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv