Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen fonde për investimet në fshatra

Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen fonde për investimet në fshatra

Edhe pse më i madh se vitet e kaluara, bashkitë e vendit kërkojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit për vitin 2026, kryesisht për investime në zonat rurale dhe për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. Të ftuar në seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendor theksuan nevojën për më shumë investime, veçanërisht në infrastrukturën e fshatrave, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë lokale. “Një nga problematikat më të mëdha janë financimet e ulëta për rrugët rurale, pasi ato janë të domosdoshme për ekonominë lokale. Ne si shoqatë mbetemi të angazhuar për të rritur të ardhurat vendore, por njëkohësisht kërkojmë edhe mbështetjen e të ardhurave qendrore.” shprehet kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja....