“350 milionë euro për Shqipërinë”, BE për Top Channel: Bizneset të përgatiten për integrimin, të përfitojnë nga plani i rritjes

“350 milionë euro për Shqipërinë”, BE për Top Channel: Bizneset të përgatiten për integrimin, të përfitojnë nga plani i rritjes

Bashkimi Europian po zgjeron mbështetjen për bizneset në Shqipëri, me fonde të reja që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tranzicionin e gjelbër. Në një intervistë për Top Channel Shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen shpjegon avancimin e projekteve në Shqipëri dhe sesi vendi ynë mund të përfitojë më shumë. Inovacion, Mjedis dhe Ekonomi qarkulluese do të jenë edhe fushat e zbatimit. “Do të përmendja katër lloje instrumentesh. Së pari, grantet — të cilat i menaxhojmë këtu në Delegacionin e BE-së — përmes programeve si EU4Innovation ose EU4Circular Economy and Livable Cities. Kemi gjithashtu grante në nivel rajonal, që menaxhohen në Bruksel, si edhe grante të ofruara në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Përfshihen edhe...