Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjirokastër, rrezikohen 20 familje/ Përkeqësohet moti, reshje shiu në gjithë vendin. Përroi kërcënon shtëpitë
Rreth 20 familje në lagjen N.Sh.N jetojnë çdo ditë me ankthin që shkakton përroi i Zinxhirave,i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati dhe gërryen tokën mbi të cilën janë ndërtuar banesat e tyre. Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve. Prej vitesh, komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të përroit, por pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, zgjidhja ende mungon. Banorët apelojnë që institucionet të marrin masa para se situata të përshkallëzohet më tej, sidomos tani që sezoni i reshjeve është intensifikuar. Sipas tyre, çdo ditë jetojnë mes pasigurisë,...