Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Euro sundon bankat shqiptare, kursimet rriten pavarësisht rënies historike të monedhës
Euroja është monedha që mbizotëron në bankat shqiptare kur vjen çështja te paratë që qytetarët, bizneset apo institucione të tjera mbajnë në depozita dhe llogari të tjera të tyre. Shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave të përfshira në paranë e gjerë arriti gati 1.46 trilionë lekë në muajin tetor, duke u rritur kështu me 0.6% në krahasim me shtatorin. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera. Kursimet në valutë vijojnë të rriten për të disatin muaj radhazi. Normat e ulëta...