Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq Safet Bajrin dhe 3 të tjerë
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim që lidhet me një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në Shkodër gjatë vitit 2018, ku ka mbetur u vrarë Fatbardh Lici. Të pandehur për këtë ngjarje janë Behar Brajoviq, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Safet Rustemi, i akuzuar për të njëjtat vepra penale si Brajoviq, të kryera në kushtet e bashkëpunimit të posaçëm brenda një grupi të strukturuar kriminal. Astmer Bilali, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer...