Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Donte të fillonte punë në shtet me dokument të falsifikuar, nën hetim vajza nga Përmeti
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. S., 34 vjeçe, banuese në Përmet, pasi ka dorëzuar në një institucion shtetëror ku donte të punësohej, dokument të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.