Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, miku i ngushtë tregon bisedën e fundit: Do të më marrë malli
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, miku dhe bashkëpunëtori i tij, kompozitori Gent Myftaraj, i prekur tregon se si e mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit. “Sot në mëngjes më zgjon bashkëshortja dhe më jep lajmin. Jam zgjuar i tmerruar. Kam pasur miqësi shumë të afërt me Shpatin. Një djalë i mirë, artist i mrekullueshëm dhe një familje e rrallë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”. Myftaraj kujton se biseda e fundit me Kasapin ka qenë vetëm disa ditë më parë. “Para 2-3 ditësh kam folur me të. Do ta ftonim në një spektakël televiziv. Flisnim për detajet dhe për materialin muzikor. Nuk mu duk i...