Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri
Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës.