Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit. SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar. “Serbia është në një...