Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron Lulzim Bashën për “21 janarin”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si rrallëherë është pozicionuar pro SPAK-ut dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi në përputhje me ligjin masën e sigurisë të vendosur ndaj numrit 2 të qeverisë, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë të marrë në shqyrtim ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje. “Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. Ata që përpiqen, vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan...