Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rama në Kushtetuese, CIA në SPAK
Nga Basir Çollaku Edi Rama është KM me mandat skadence, përpara datës së pretenduar 4-vjeçare. Ai po përpiqet të ndalë përmbytjen e tij. Prokuroria i ka hyrë në zyrë. KM ka nisur kacafytjen e fundit me drejtësinë. Gjakprishur, është turrur në orët e fundit në Gjykatën Kushtetuese, të fitojë kohë e qetësojë disi furtunën e zëvëndëses së tij. Grusht shteti, Republikë Prokurorësh, Republikë Gjykatash, sokëllin kryerilindasi majtist, deri në terrorizëm. Harron të thotë një të hidhur të vërtetë. Ai kryeson një grusht hajdutësh. Një grusht të pandehurish. Një grusht vartësish të burgosur. Të dënuar. Të pandehur. Një grusht soroistësh. Një grusht plaçkitësish. Një grusht të lidhur me mafian e trafikantët e drogës. Një grusht servilësh. Të kapurish. Të inkriminuarish. Nuk lanë gjë pa vjedhur. Pasuri...