Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Carragher kritikon hapur Salah: Flet vetëm kur merr “MVP” ose kërkon kontratë të re
Kriza te Liverpool ka nxitur një debat të brendshëm, që po bëhet publik. Mohamed Salah, larg formës më të mirë dhe pa shënuar gol prej një muaji, është kthyer në qendër të kritikave. Në këtë Premier League ka 4 gola në 12 ndeshje, teksa “heshtja” e tij në javët më të vështira ka ndezur alarmin. Jamie Carragher, zë i respektuar në “Anfield”, nuk i kurseu fjalët në “Sky Sports”. Ish-mbrojtësi theksoi se gjithmonë Virgil van Dijk del përpara mediave, pas çdo dështimi: “Është kapiten dhe kjo i takon, por nuk duhet të jetë i vetmi. Ka liderë të tjerë që duhet të flasin për krizën e klubit”. Carragher kritikoi direkt Salah, duke thënë se ai zgjedh kur të flasë: “Para një viti fliste hapur për...