Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

26 Nëntor 2025 14:12 Alfred Lleshi Vijojnë lajmet e këqija për Neymar. Sulmuesi i Santos ka pësuar një lëndim të ri, këtë herë në meniskun e gjurit të majtë, duke e detyruar të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025. Lëndimi vjen në një moment shumë delikat për Santos, i cili ndodhet në zonën e rënies, me vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit. Lumturia e Neymar zgjati pak, pasi kishte luajtur vetëm 4 ndeshje radhazi para se të pësonte lëndimin tjetër. Ky është lëndimi i katërt për vitin, që nga rikthimi i tij te klubi ku u rrit. Tifozët ende nuk kanë parë rregullshmërinë dhe ndikimin e pritur nga kthimi i yllit brazilian. Ai mungoi gjithashtu në ndeshjen kundër Internacional për shqetësime...