Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Një humaniste mes Sarandës, parku i fëmijëve në lagjen “Kodër” merr emrin e Motër Daniela Silvestrinit
Parku i fëmijëve në Lagjen “Kodër” të Sarandës tashmë mban emrin e humanistes italiane, Motër Daniela Silvestrini, në shenjë mirënjohjeje për 30 vite shërbim dhe kontribut në krye të Qendrës Sociale të Motrave Marcelina. Gjatë ceremonisë së emërtimit, ipeshkvi Xhovani Peraxhi theksoi se ky akt është më shumë se një homazh, është një mesazh kulturor, edukativ dhe shpirtëror për komunitetin. Nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, u shpreh se emri i Motër Danielës mban gjallë veprën dhe përkushtimin e saj të gjatë. Edhe konsulli i përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achille Provenzano, vlerësoi ndikimin e Qendrës Sociale në kujtesën kolektive të zonës. Kontributi 30-vjeçar i Qendrës Sociale u përshëndet edhe nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa në nderim të Motër Danielës u mbajt një meshë e...