Burimi:
Lajme.al
Foto © Lajme.al
Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi
Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Ky lajm ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, pasi Shpat Kasapi njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza. Miku i tij këngëtar, Erik Lloshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet: “Pushofsh në paqe vëlla! Na trishtove shumë o shok…” Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga kolegia e tij Vesa Luma, e cila shkruan: “Na trishtove shumë Shpat…Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte...