Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Përmbytjet në Delvinë rrezikojnë shembjen e banesave: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente – VIDEO
Përmbytjet në Delvinë rrezikojnë shembjen e banesave: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zonën e Delvinës, ku përroi që kalon pranë disa banesave është fryrë duke rrëshqitur tokën dhe duke vënë në rrezik serioz shtëpitë e dhjetëra familjeve. Ujërat e fuqishme kanë gërryer tokën poshtë ndërtesave, duke çarë mure e themele, ndërsa banorët thonë se janë të braktisur nga institucionet dhe nuk kanë asnjë mundësi për të rikuperuar dëmet ekonomike. Një nga banorët e prekur nga dëmet shprehet se situata po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa institucionet lokale nuk japin asnjë zgjidhje: “Nuk po vjen askush për të na ndihmuar. Jemi ankuar edhe në bashki, por na thonë se nuk kemi...