Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vetëm me tunelin e Llogarasë, janë vjedhur 320 mln euro”/ Reagon Berisha: Lubia, organizatë e strukturuar kriminale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish në dosjen e Belinda Ballukut, duke theksuar se ndaj saj janë përdorur masa lehtësuese. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku po lejohet që të prishë provat dhe të pengojë hetimet. Sipas tij vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 97 mln euro të pastra, ndërsa me unazën e Tiranës janë vjedhur 300-320 milionë euro. “Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së parë është faktuar në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama dhe Prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë,...