Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bashkitë të pakënaqura me buxhetin e 2026-ës, kërkojnë ndihmë për të larë borxhet:Të jemi përfitues nga ‘Paqja Fiskale’
Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor. “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale, dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet, apo shërbimet. Sa i takon grantit të performancës ai duhet të vazhdojë, dhe të futet si kriter edhe tek transferta e pakushtëzuar. Ka ardhur koha të rishikohet...