Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!
Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit. Rezultatet i janë dërguar Komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Në garën për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Mësohet se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.