Greqi/ Shkuan për të grabitur shtëpinë, por ranë nga ballkoni, hajdutët shqiptarë në britma: Zot më ndihmo bre!

Greqi/ Shkuan për të grabitur shtëpinë, por ranë nga ballkoni, hajdutët shqiptarë në britma: Zot më ndihmo bre!

Një incident u regjistrua para disa ditësh në Selanik, Greqi ku dy hajdutë shqiptarë u plagosën pasi u rrëzuan nga ballkoni prej një lartësie rreth 6 metra, gjatë tentativës për t’u arratisur nga banesa ku kishin hyrë për të grabitur. Video e publikuar nga mediat greke tregon momentin kur ata janë të ulur në tokë, teksa dëgjohen britmat e tyre nga plagët e marra. “O zot më ndihmo bre”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre. Pas ngjarjes ka qenë pronari i shtëpisë, i cili u dha ndihmën e parë e më pas lajmëroi ambulancën për t’i dërguar në spital. Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.