Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli
Kombëtarja shqiptare e futbollit është në përgatitje të fazës play-off të Kupës së Botës. Në 26 mars 2026 kuqezinjtë përballen me Poloninë në gjysmëfinale, por duket se trajneri Sylvinho ka rezervuar surpriza për grumbullimin e ardhshëm. Emri i ri në ekip do jetë Stavros Pilios, mbrojtësi 24-vjeçar që luan me AEK-un e Athinës në Superligën e Greqisë. I lindur në Rhodos, Pilios është me origjinë shqiptare nga prindërit dhe kjo i jep mundësinë të bashkohet me kuqezinjtë. “Sport FM” në vendin fqinj e bën fakt kontaktin e Sylvinhos me futbollistin, i cili si shok ekipi ka edhe gardianin kuqezi, Thomas Strakosha. Nuk është çudi që të ketë qenë Strakosha ai që ka sugjeruar mbrojtësin e majtë në ekip. Kush është Stavros Pilios? I lindur në...