Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Miqësore/ Flasin vajzat debutuese, Grima dhe Kombëtarja e vajzave sot drejt Turqisë
Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sot drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00). Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi. “Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren. Ndeshjet kundër Turqisë...