Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4 të vdekur, disa të bllokuar në ndërtesë
Një zjarr i madh që shpërtheu mesditën e së mërkurës në disa ndërtesa të larta në zonën Tai Po, në veri të Hong Kongut, ka shkaktuar vdekjen e katër personave. Nga ndërtesat vazhdojnë të ngrihen re të dendura tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Sipas rrjetit publik RTHK, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda godinave, ndërsa një burrë raportohet se ka marrë djegie të rënda, bazuar në informacionet e policisë. Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2 — Reuters (@Reuters) November 26, 2025 Zjarri u raportua për herë të parë në orën 14:51, me orën lokale, në kompleksin Wang Fuk Court. Vetëm 40 minuta më vonë, rreth orës 15:34, ngjarja u klasifikua në nivelin e katërt...