Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bloomberg publikoi telefonatën e tij me të dërguarin e Trump, reagon këshilltari i Putin: Dikush po na dëgjon dhe po nxjerr informacion, por jo…
Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putinit dhe këshilltari i tij i sigurisë, Yuri Ushakov, konfirmoi në mënyrë indirekte se pati një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Trump Steve Witkoff, një nga individët e përmendur në rrjedhjen e informacionit nga Bloomberg në lidhje me kontaktet midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë. Në deklaratat e tij, Ushakov nuk e mohoi informacionin e agjencisë dhe as nuk foli për “lajm të rremë”, siç kishte bërë bankieri Kirill Dmitriev, i cili gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në këtë rast. Përkundrazi, ai nënkuptoi se përmbajtja e bisedave ishte rrjedhur qëllimisht, siç tha ai “të prishte përpjekjet për të rivendosur kontaktet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. “Unë shpesh flas me Witkoff, por nuk komentoj për përmbajtjen e...