Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë. Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët...