U dorëzuan pas 12 orësh ‘ngujim’, një person i tretë ndihmoi Hamza Ukën dhe Julian Cumrakun. Dyshimet!

U dorëzuan pas 12 orësh ‘ngujim’, një person i tretë ndihmoi Hamza Ukën dhe Julian Cumrakun. Dyshimet!

Detaje të reja dalin në dritë pas arrestimit të Erzen (Hamza) Ukës dhe Julian (Adem) Cumrakut në një kullë të pabanuar në fshatin Orosh, dalin në dritë detaje të reja mbi aktivitetin e dyshimtë të tyre. Dy të shoqëruarit dyshohet se jetonin në këtë kullë malore prej rreth një muaji, ku u kapën pas më shumë se 12 orësh rezistencë ndaj Policisë së Shtetit. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë qenë të mbështetur edhe nga një person i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana drejt Fushë-Arrëzit dhe Oroshit. Ky individ është parë herë pas here në lokalet e qytetit me Ukën dhe Cumrakun, duke ruajtur profil të ulët, dhe shpesh qëndronte në zona të errëta, pa frekuentuar dyqanet lokale. Sipas informacioneve për mediat,...