Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
“Një person nga Tirana i ndihmonte”, detaje të reja nga arrestimi i dy ekstremistëve në Fushë Arrëz
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me aktivitetin e dyshimtë të Erzen (Hamza) Ukës dhe shokut të tij, Julian (Adem) Cumraku, të cilët u arrestuan në një prej kullave të pabanuara të fshatit Orosh, pas më shumë se 12 orësh rezistencë ndaj Policisë së Shtetit. Dy të shoqëruarit mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji. Nga hetimet e Policisë rezulton se këta dy persona janë mbështetur edhe nga një i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana në drejtim të Fushë-Arrëzit dhe Oroshit. Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur. Personi i...