Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…
Nga Baton Haxhiu Që në ditën e parë kam qenë krah SPAK-ut. Jo si tifoz i radhës, por si qytetar që e ka parë këtë institucion si të vetmen shpresë në një vend ku opozita ka qenë pa frymë, pa ide dhe pa kapacitet për të prodhuar kontroll. SPAK ka qenë, për një periudhë të gjatë, oksigjeni moral i sistemit. Dhe vazhdon të mbetet i domosdoshëm. Tashmë e dimë sa i keq ka qenë vendimi për bojkot të institucioneve sepse askush nuk përfitoi nga lufta formale kundër korrupsionit nëse opozita kishte braktisur institucionet duke lënë Parlamentin dhe pushtetin vendor në dorë të një partie, duke hequr mekanizmat institucionale të kontrollit. Dhe tash SPAK me mjete politike, me diskurs që devijon nga standardi i fakteve, po...