Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Trafikuan 27 mln euro kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar; Shëtisnin me Lamborghini dhe…
Një grup kriminal i cili trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia italiane, ndërsa në pranga kanë rënë 28 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, të gjithë janë në arrest në burg. Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhoosmani nga Burreli. Të arrestuarit shqiptarë lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi si ‘Armani Hotel’ etj. Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur...