Reshjet më të mëdha në 300 vjet, me dhjetëra të vdekur, 2 milionë të izoluar nga përmbytjet në Azi

Reshjet më të mëdha në 300 vjet, me dhjetëra të vdekur, 2 milionë të izoluar nga përmbytjet në Azi

Pjesë të Azisë Juglindore po përballen me përmbytje të paprecedenta, teksa një stuhi e fuqishme ka goditur rëndë jugun e Tajlandës, Vietnamit dhe Malajzisë. Qyteti Hat Yai në Tajlandë ka regjistruar 335 mm shi brenda një dite, reshjet më të mëdha të 300 viteve të fundit, duke e kthyer zonën në një liqen gjigant. Mijëra shtëpi dhe automjete janë nën ujë, ndërsa banorët presin shpëtim në çatitë e banesave. Të paktën 33 persona kanë humbur jetën vetëm në Tajlandë, ndërsa mbi 2 milionë banorë janë prekur nga përmbytjet. Vetëm 13 mijë janë strehuar në qendra emergjence, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë e izoluar. Ushtria tajlandeze ka vënë në gatishmëri një aeroplanmbajtëse, flotilje prej 14 anijesh dhe helikopterë për të shpërndarë ushqime e ndihma, ndërsa...