Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Pse i njohim Skënderbeut vetëm ditën e vdekjes?!
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu Duke mos ditur saktësisht nga historia ditën e tij të lindjes, Skënderbeu përkujtohet vetëm ditën e përvjetorit të vdekjes. Kështu, çdo 17 janar ai nderohet në memorialin e tij në Lezhë si dhe në një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat kanë vetëm karakter honorifik, pasi ai është për të gjithë shqiptarët një mit, një simbol dhe një realitet i përditshëm. Nga Ilirjan Gjika “Historia botërore mund të kishte marrë një rrugë tjetër, po qe se në vend të perandorëve të zhburrëruar bizantinë, do të kishin qëndruar Skënderbeu dhe shqiptarët” (Volter) Vendi ynë, Shqipëria ka vetëm një Hero Kombëtar të shpallur qysh në vitin 1965. Ai është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, figura e të cilit përfaqëson jo vetëm unitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe trashëgiminë që...