Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Arena 2700-vjeçare: Ne si shqiptarë, kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!
Ndërtuar shekuj më parë, për amfiteatrin e Durrësit, kishte prova edhe para zbulimit nga arkeologët. Njëra prej tyre, ishte edhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, në lidhje me luftimet e gladiatorëve në amfiteatër. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966, nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit kur kanë nisur dhjetëra ekspedita kërkimore-shkencore, shqiptare dhe të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970, duke detyruar zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private, për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike. Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet...