Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet klani Barbaro! Si transportohej droga me ndihmën e shqiptarëve
Një “rrjet kriminal” me bazë në Lombardi, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, u godit nga autoritetet italiane. Grupi kriminal mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues të kokainës me origjinë shqiptarë. Kokaina me vlerë 27 milionë euro mbërriti nga Amerika e Jugut në Lombardi me kontejnerë. Gjatë operacionit u ekzekutuan 28 masa sigurie, 25 “arrest me burg” dhe 3 “arrest shtëpie”. Gjashtë prej të arrestuarve janë shqiptarë. Anëtarët e grupit i përkisnin një organizate kriminale të armatosur, e cila ishte e përbërë nga individë të lidhur me “’Ndranghetën e Lokridës”, konkretisht klanin Barbaro. Këta persona, me role të ndryshme dhe me mbështetjen e individëve të lidhur me qarqe kriminale shqiptare, kanë planifikuar, drejtuar, financuar, organizuar dhe kryer...