Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bozdo: Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet! Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve
Në një deklaratë për media, deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se mijëra fermerë në Berat, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë e zona të tjera janë lënë “në mëshirë të fatit” pasi tokat, serat dhe bagëtitë u shkatërruan nga ujërat që nuk po tërhiqen prej një jave. Sipas tij, dëmet nuk janë pasojë e reshjeve, por e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Deklarata e plotë: Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra...