Papa Leo XIV viziton Turqinë dhe Libanin

Papa Leo XIV viziton Turqinë dhe Libanin

Papa Leo XIV po nis udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, një pelegrinazh në Turqi dhe Liban, që është i ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, por edhe të vëmendjes së madhe mediatike që do të dokumentojë daljen e parë në skenën ndërkombëtare të papës së parë amerikan në histori. Papa Leo po realizon një udhëtim që Papa Françesku kishte planifikuar ta bënte, për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm me ‘Kishën Ortodokse’ në Turqi. Në Liban, ai do të përpiqet të forcojë një komunitet të krishterë, që po vuan prej kohësh, si dhe libanezë të të gjitha besimeve, të cilët ende kërkojnë drejtësi për shpërthimin në portin e Bejrutit në vitin 2020, raporton AP. Leo, i cili ka kaluar 12...