“U shpall fitues turku me Gjokën”/ Skandali 190 mln euro, zbardhet dosja e SPAK: Balluku akuzohet për…

“U shpall fitues turku me Gjokën”/ Skandali 190 mln euro, zbardhet dosja e SPAK: Balluku akuzohet për…

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të reja nga dosja hetimore e SPAK ku thuhet se janë evidentuar veprime të kundraligjshme nga e pandehura Belinda Balluku e cila në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues. “E pandehura Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, si dhe kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues”, thuhet në dosjen e SPAK....