Lefter Maliqi në SPAK, dorëzon kallëzim penal për kryebashkiakun e njohur

Lefter Maliqi në SPAK, dorëzon kallëzim penal për kryebashkiakun e njohur

Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari këtë të mërkurë, duke e akuzuar për shkelje në një tender me vlerë rreth 1 milion euro për rikonstruksionin e një shkolle në qytet. Sipas tij, investimi është i pajustifikuar, pasi numri i nxënësve që frekuentojnë shkollën është shumë i ulët. Ai pretendon se tenderi është fituar nga një subjekt që lidhet familjarisht me një ish-deputet, çka sipas tij tregon ndikime politike në proces. Maliqi thotë se prej më shumë se dy vitesh e gjysmë po ndjek procedurat në institucionet e drejtësisë për disa kallëzime të tjera që ka bërë më parë, duke përfshirë edhe një dosje që lidhet me një projekt prej 4 milionë eurosh dhe një segment rruge të ndërtuar gjatë...