‘Kursi i këmbimit duhet lënë i lirë’, FMN rekomandim për Bankën e Shqipërisë: Mos ndërhyni në valuta

‘Kursi i këmbimit duhet lënë i lirë’, FMN rekomandim për Bankën e Shqipërisë: Mos ndërhyni në valuta

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor. Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim. Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest. Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të...