‘Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet’, Bozdo: Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve

‘Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet’, Bozdo: Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve

Në një deklaratë për media, deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se mijëra fermerë në Berat, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë e zona të tjera janë lënë “në mëshirë të fatit” pasi tokat, serat dhe bagëtitë u shkatërruan nga ujërat që nuk po tërhiqen prej një jave. Sipas tij, dëmet nuk janë pasojë e reshjeve, por e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra fermerë të Beratit,...