Nga “Valle Kosovare” te “Axhamiu”, cila ishte karriera e Shpat Kasapit

Nga “Valle Kosovare” te “Axhamiu”, cila ishte karriera e Shpat Kasapit

Arti në zi! Ka ndërruar jetë në moshë të re këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Këngëtari nga Tetova, ka pas një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit. Përmes zërit të tij të veçantë, Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, “Kush të ndau prej meje”. Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, e cila ndikoi në formimin e tij artistik. Karrierën e nisi...