Familjarët konfirmojnë lajmin për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Familjarët konfirmojnë lajmin për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar diten e sotme lajmin për vdekjen e tij. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11. Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë...