Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gonzato: Kërkimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre
Në kuadër të Ditës së Kërkimit Parlamentar, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, mbikëqyrje efektive të legjislacionit dhe forcimin e demokracisë. Ambasadori theksoi se monitorimi i ligjeve dhe përdorimi i kërkimit cilësor janë të domosdoshëm. Sipas tij, kërkimi nuk duhet të kufizohet vetëm te harmonizimi ligjor me BE-në, por duhet të analizojë edhe ndikimin social dhe ekonomik te bizneset dhe qytetarët, për të arritur standardet e Bashkimit Evropian. “Kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për mbikëqyrje efektive legjislative dhe forcon demokracinë. Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ajo e çeljes së të gjithë grupkapitujve. Kjo është një arritje e qartë e kryer me shpejtësi të...